Jose Mourinho ka lavdëruar lojtarët e tij të Manchester United për rikthimin duke barazuar për 2 me 2 ndaj Burnelyt por beson që “Djajtë e Kuq” duhej të kishin fituar.
United ishte në disavantazh prej dy golave pas 36 minutave lojë në Old Trafford, ku shënuan Ashley Barnes dhe Steven Defour, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, nikoqirët arritën të rikthehen pasi Jesse Lingard tregoi edhe një herë klasin e tij duke shënuar dy gola (53′, 91′).
“Po, ne duhet të kishim fituar”, ka thënë Mourinho për ‘BBC Sport’ pas ndeshjes. “Jam i kënaqur me mënyrën që skuadra ka luajtur, nga mënyra se si skuadra reagoi, në përpjekje për tu rikthyer nga disavantazhi 2 me 0”
“Djelmoshat, ata luftuan kundër rezultatit 2 me 0 në pjesën e farë, prandaj asgjë nuk negative për të dhënë për lojtarët e mi. I lavdëroj për shpirtin e tyre, reagimin e tyre dhe mënyrën se si ata pranuan të gjithë rrezikun që ne morën më pjesën e dytë”
Manchester United tani është 12 pikë prapa liderit në Premierë Ligë – Manchester Cityt, i cili ka një ndeshje më pak pa zhvilluar./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...