Jose Mourinho është i bindur se David de Gea do të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin.
“Djajtë e Kuq” janë në alarm, teksa shohin një nga shtyllat kryesore drejt fundit të marrëveshjes së tanishme.Kontrata e De Gea skadon në verën e vitit 2019, por ekziston një opsion 12-mujor në atë marrëveshje, që do të futet në fuqi, nëse kërkohet.
Manchester United po shpreson që kjo klauzolë nuk do të duhet të aktivizohet, me një zgjatje afatgjatë të bashkëpunimit, që konsiderohet të jetë një nga përparësitë kryesore.
Sipas portugezit, portieri spanjoll dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” dhe edhe në klub janë të etur për të nënshkruar kontratë të re me lojtarin.
“Ai është një portier i klasit botëror. Patjetër, është portieri më i mirë në botë dhe, nëse ambiciet tona janë të një klubi të madh, që të jemi një klub fitues, atëherë na duhet portieri më i mirë në botë”, tha Mourinho.
“Po ashtu, kemi nevojë edhe për disa lojtarë të tjerë, më të mirët në botë”, shtoi ai.“Ne kemi portierin më të mirë në botë dhe e di që ai dëshiron të qëndrojë, e di se agjenti i tij është i lumtur të bëjë atë që lojtari dëshiron”.
“Unë, gjithashtu, e di se bordi drejtues dëshiron që ai të qëndrojë dhe po punohet për këtë. Pra, me shpresë, shpejt ose më vonë do të arrijmë një përfundim”
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën