Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai është shembull i sjelljes së mirë dhe korrekte në pankinë gjatë ndeshjeve.
Jose Mourinho ka thënë se ai është shembull i sjelljes së mirë në pankinë dhe gjithmonë ndëshkohet, për dallim nga disa njerëz tjerë që bejnë gjithçka dhe nuk ndëshkohen fare.
Portugezi ka akuzuar zyrtarët e Premierligës për “standarde të dyfishta” kur bëhet fjala tek sjellja e trajnerëve tek shtabi teknik.
57 vjeçari bëri bujë në media pas lojës ndaj Liverpool, ku e ndali menaxherin e Liverpool, Jurgen Klopp, dhe i tha se ekipi i tij ishte më i mirë.
“Për vite me radhë jam konsideruar si shembull i keq i sjelljes”, tha ai.
“Unë sinqerisht e konsideroj veten si shembull shumë të mirë të sjelljes. Por, unë shoh të tjerët që bëjnë gjëra që unë kurr nuk do ti bëja dhe nuk ndëshkohen për këtë, e di sepse e përjetoj çdo ditë këtë”, tha “The Special One”.
“Kjo ndodhë ndoshta sepse ne nuk flasim”, perfundoi Jose Mourinho.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...