Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet sërish me Alexis Sanchezin në këtë afat kalimtar veror.
Ishte pikërisht trajneri portugez, ai që e transferoi anësori kilian te Manchester United nga Arsenali, mirëpo doli të ishte marrëveshje e dështuar.
Sanchez nuk arriti të tregonte formën e lartë që e kishte te The Gunners, duke u larguar nga Djajtë e Kuq në formë huazimi te Interi.
Tani, 90min raporton se Mourinho dëshiron të transferojë atë te Tottenham Hotspuri, me Unitedin që është i gatshëm ta shesë atë.

Paga e tij e lartë prej 500 mijë eurosh në javë ka bërë që Ole Gunnar Solskjaer dhe bordi drejtues i klubit ta kërkojnë shitjen e tij.
United mund të përfitojnë nga shitja e tij rreth 25 milionë euro, e që as Interi nuk e dëshiron blerjen përfundimtare të kartonit të tij. /Telegrafi/
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...