Mesfushori Mason Mount, insiston se skuadra e Chelsea-s e mbështet portierin Kepa Arrizabalaga, pavarësisht gabimit trashanik në ndeshjen e kaluar ndaj Liveprool-it.
Spanjolli është duke kaluar kohë të vështirë në “Stamford Bridge”, me Frank Lampard që nuk e do në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Mount ka thënë që Kepa duhet të përmirësohet, mirëpo e tërë skuadra është me të.

“E dimë që Kepa është portier me eksperiencë, ai do e shikojë dhe e di se ku do përmirësohet dhe se ne të gjithë do jemi me të”.
“Të gjithë bëjmë gabime, unë bëj gabime, e humbasë topin dhe është ndryshe kur është në mbrojtje”.
“Por, siç thashë jemi të gjithë pas tij, do e mbështesim dhe nuk ka rëndësi sepse duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, deklaroi ai
Chelsea të mërkurën përballet ndaj Barnsley në Kupën e Anglisë./arbresh.info.
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...