Motra e pikëlluar e Emiliano Salas ka postuar një mesazh ngushëllues për vëllain e tij në ditëlindjen e 29-të.
Sala ka lindur më 31 tetor të vitit 1990 dhe ndërroi jetë në rrethana tragjike në fillim të këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
Ish sulmuesi vdiq në aeroplan si pasojë e një përplasje gjatë rrugës për prezantim si lojtar i Cardiff City.

Sala ka mbushur 29 vjeç dje dhe motra e tij Romina i ka dedikuar një mesazh prekës në Instagram. Ajo postoi një foto të Salas duke buzëqeshur teksa në mbishkrim të këtij posti kishte thënë:
“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen. Urime ditëlindjen vëlla! Kudo që je, na jep fuqi për të vazhduar përpara”
“Do doja që gjithçka të ishte ndryshe. Të premtoj se ne nuk do të ndalemi deri në fund. Puthje në parajsë”
Ish klubi i tij, Nantes ka regjistruar dje fitoren më të madhe në histori të klubit dhe e gjithë skuadra festoi duke thirrur emrin e tij./arbresh.info/
https://twitter.com/FutbolBible/status/1189784062778494976
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...