Morina i mbetet besnik Yllit, nënshkruan për tri vite kontratë

22:24 | 6 Korrik 2025
D.H

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina vazhdon t’i mbetet besnik klubit të qytetit.

Kapiteni i Yllit ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin e zemrës, shkruan Arbresh.info.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra suharekase përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Kapiteni pjesë e misionit me KB Golden Eagle Ylli.”

“Ju rikujtojmë se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdojë të shkruajë historinë me KB Golden Eagle Ylli edhe për 3 sezone të tjera”, ka shkruar Ylli në Facebook.

Përveç kapitenit, Ylli ka arritur marrëveshje edhe me trajnerin grek Fotis Takianos, ku synohet rikthimi i trofeve në 50-vjetorin e themelit të klubit.

Ylli është në bisedime për rinovimin e kontratës me Lis Shoshin, Arian Çallakun dhe Jan Palokajn. Kurse është afër ta nënshkruajë edhe me Erjon Kastratin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale