Alvaro Morata do të largohet nga Real Madridi nëse nuk luan në finale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti spanjoll do të përballet me Juventusin në Cardiff sonte (e shtunë), dhe skuadra e Zinedine Zidanes kërkon trofeun e tyre të 12 evropian, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Isco pritet të jenë në linjën frontale për Real Madridin në ndeshjen e sotme. Kjo do të thotë që Gareth Bale dhe Alvaro Morata do të jenë në bankinë në Cardiff.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Alvaro Morata do të largohet nga Real Madridi nëse nuk i dhurohet kohë në këtë ndeshje. Ata thonë se reprezentuesi spanjoll dëshiron të luaj në pjesën më të madhe të finales kundër Juves.
Gazeta e lartpërmendur shton se rrethi i tij i afërt ka zbuluar se futbollisti do të rikonsideroj të ardhmen e tij te klubi në Bernabeu nëse nuk do të hapësirë në këtë lojë.
Sulmuesi është përfolur që një kohë të gjatë për largim nga klubi derisa Manchester United dhe Chelsea mësohet se janë në garë për shërbimet e 24-vjeçarit./arbresh.info
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata