Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë me Isco Alarcon në Stamford Bridge.
Morata u transferua në Chelsea gjatë verës së kaluar nga Reali për shumën e 75 milionë eurove, transmeton arbresh.info.
Ylli spanjoll momentalisht është i grumbulluar me kombëtaren spanjolle për dy takimet miqësore.

Ai është shprehur i kënaqur që është bashkuar përsëri me Isco si dhe ka folur si është shndërruar lojtar kyq për Reali dhe do të ishte një lojtar i madh për Chelsean.
“Do ta kisha marrë Isco në Chelsea”, tha Morata për Cadena Ser.
“Por unë mendoj se tani ai ka një rol shumë të rëndësishëm në ekipin e Realit, gjithashtu dhe në kombëtare. Kur ai ndihet i rëndësishëm, ai është i pandalshëm. E gjithë bota e ka parë atë se si po luan për Realin”, shtoi ylli spanjoll.

“Ai është lojtari më i rëndësishëm në Real Madrid dhe në kombëtare. Ai mund të ndryshojë lojën, ai e bën diferencën, Isco vallëzon me topin dhe për më tepër ai është një mik i imi”, përfundoi Morata.
Isco ishte pranë largimit nga Reali sezonin e kaluar pasi nuk kishte minutazh më ekipin e Zidane, por gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar ai gjeti formën e tij më të mirë dhe ishte ndër lojtarët më të mirë në suksesin e Realit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...