Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është i etur për të parë një lëvizje te Barcelona.
“Sport” raporton se Morata është bërë problem për klubin “mëmë” Atletico Madrid sepse trajneri, Diego Simeone nuk e dëshiron atë dhe Juve kanë njoftuar se nuk do të bëjnë huazimin e përhershëm gjatë verës.
Prandaj, reprezentuesi spanjoll i është ofruar Barcelonës për sezonin e ardhshëm sepse është i bindur se projekti i Xavit do të ketë sukses.
Është ëndrra e Moratas të nënshkruajë një kontratë me Barçën deri në vitin 2025, e ngjashme me atë të nënshkruar nga Pierre-Emerick Aubameyang.
Ardhja e fundit e Barçës ka pasur mbështetjen e klubit të tij, Arsenal, i cili e anuloi kontratën e tij për ta lënë atë të transferohej në Camp Nou, diçka që Atletico nuk ishte i përgatitur ta bënte me Moratan.
Atletico tani mund të ketë një problem në duart e tyre në verë.
Morata është i bindur se klubi mund ta lejojë atë të largohet falas gjatë verës dhe ai shpreson se Barça ende do të arrijë në një marrëveshje për ta transferuar atë./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?