Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, kërkon mbështetje nga tifozët dhe drejtuesit e klubit.Skuadra e Milanit po vazhdon të zhgënjej.
Pas tri humbjeve në Serie A, Rossonerët nuk kanë arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj AEK Athens në Europa League.Ky rezultat ka shtyrë tifozët e Milanit, të cilët ishin në San Siro, ta vërshëllejnë skuadrën.
Por, pas ndeshjes trajneri italian, Vincenzo Montella ka mbështetje nga tifozët dhe drejtuesit e klubit“I bëj thirrje tifozëve dhe klubit të qëndrojnë pranë nesh dhe mbi të gjitha prano këtyre lojtarëve, të cilët duhet të përkrahen më shumë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka deklaruar Montella.
Ai ka thënë se lojtarët po mundohen të tregojnë më të mirën për Milanin dhe kjo ka bërë që të bllokohen psiqikish.
Por, Montella beson se Rossonerët do ta marrin vetën dhe do të ngjiten lartë.
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet