Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu, i njohur ndryshe si “Zizi Olimpiku” – është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.
Në një postim emocional, Monika shprehet se sfidat e jetës nuk kursejnë askënd, por se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.
“Nuk mund të gënjej për dhimbjen”, shkruan ajo, “por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.”
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait për familjen, Kosovën dhe popullin mbetet e njëjtë: “Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse ai është ndryshe”.
Aziz Salihu është një nga figurat më të dashura të sportit shqiptar, një ikonë e ringut dhe krenari kombëtare që ka frymëzuar breza të tërë.
Mesazhi i Monikës nuk është vetëm një lajm, është një thirrje për dashuri, respekt dhe kujdes për të moshuarit dhe ata që përballen me sëmundje të rënda.
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...