Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, ka thënë se nuk ka marrëveshje me Real Madridin për Kylian Mbappen.
Raportimet e fundit nga Spanja shkruajnë se tashmë ka marrëveshje për talentin francez, gjë që është mohuar nga klubi i Monacos.
Për të ka interesim edhe nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Vasilyev thotë se nuk ka asnjë transferim dhe se do të ketë bisedime për vazhdimin e kontratës.
“Ju siguroj se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë klub”.
“Kemi oferta shumë të rëndësishme për Mbappen. Ai është një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit”.
“Jemi duke biseduar për rinovimin e kontratës. Shpresoj që ta arrijmë”, ka thënë Vasilyev.
Sulmoi një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
“Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kuro...
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...