Monaco ka nisur interesimin për mbrojtësin e krahut të majtë te Real Madridit, Marcelo.
Braziliani dukshëm ka humbur formën e mëhershme duke qëndruar në stol pas Ferland Mendyt, kurse statistikat dëshmojnë se sa herë që luan nga minuta e parë, Reali nuk arrin fitore, përcjellë lajmi.net.
“Los Blancos” e kanë hedhur në listën e shitjeve dhe ndër klubet e interesuara thuhet se është klubi francez.
Sipas Bein Sports, Monaco i ka ofruar Marcelos rreth gjashtë milionë euro për sezon, që është tre milionë më pak se sa fiton momentalisht të gjiganti spanjoll.
Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do konsiderohet nga lojtari, që preferon t’i bashkohet ndonjë klubi më të madh, siç është Juventusi.
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin