Momenti kur një polic i Kosovës ia la dorën e zgjatur zyrtarit të Crvena Zvezdës e ka marrë vëmendjen e kosovarëve, pasi policët nuk e lejuan klubin serb të hyjë në Kosovë.
Ndeshja e planifikuar të zhvillohet dje në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepçës, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës dështoi pasi që Policia e vendosur në Jarinë nuk i lejoi serbët të futen në territorin kosovar.
Ky veprim i Policisë së Kosovës mori shumë lëvdata në rrjetet sociale e edhe më shumë një polic i caktuar, i cili pranoi t’ia zgjatë dorën zyrtarit të Zvezdës.
Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.
FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.
Në vend të kësaj, gazeta serbe Kurir raporton se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi sot në orën 15:00 , e jo në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.
Të pranishëm në Jarinë ishin edhe një grup i tifozëve të Zvezdës, që provokuan me këngë “Oj Kosovë, oj vendi im”, liderët e dy klubeve dhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic. /Gazeta Express/
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...
SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së përkohshme të Venezu...
E rëndë në Brooklyn: Vritet foshnja shtatëmuajshe pas një su...
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...