Janë të pakët lojtarët si mesfushori italian Marco Verratti, por Isco shkatërroi atë në ndeshjen ku Spanja demoloi Italinë me rezultat 3 me 0 në Santiago Bernabeu mbrëmjen e së shtunës.
Mesfushori i Real Madridit la të tronditur homologun e tij në Paris Saint Germain duke ia futur topin ndërmjet këmbëve në përpjekje për t’i krijuar vetës hapësirë, transmeton portali arbresh.info.
Reagimi i Verratit sugjeron që madje as ai nuk mund të bënte asgjë në disfatën e pësuar ku Isco ishte thjeshtë magjik.
Isco përfundoi atë mbrëmje me dy gola në llogarinë e tij derisa Spanja mbylli pozitën e parë në Grupin G dhe siguroi kualifikimin automatik në Kampionatin Botëror në Rusi verën e ardhshme./arbresh.info/
https://twitter.com/KroosNation/status/904250915544289280
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...