Cristiano Ronaldo shënoi një hat-trick dhe prodhoi një moment sensacional gjatë fitores në gjysmëfinalen e Portugalisë në UEFA Ligë të Kombeve kundër Zvicrës.
Derisa kapiteni i Portugalisë ishte i vendosur në krahun e majtë, mbrojtësi zviceran Kevin Mbabu ishte i pari në skenë para tij në përpjekje për të ndalur atë, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Juventusit bëri disa lëvizje njëpasnjëshme duke e kaluar atë në formë të shkëlqyer.
Mbrojtësi nga Young Boys rrëshqiti para se të rikthehej sërish në këmbët e tij ndërkohë që Ronaldo futi topin mes këmbëve të tij dhe e la pas.
34-vjeçari bëri një krosim më pas, por nuk arriti të gjej askënd nga bashkëlojtarët e tij.
Me këto lëvizje të shkëlqyera, Ronaldo rishfaqi edhe njëherë se është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave./arbresh.info/
Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu momentin në fjalë:
https://twitter.com/FootyHumour/status/1136374137780391937
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...