Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Singaporit, duke çuar në 28 pikë avantazhin ndaj Sebastian Vettel në krye të klasifikimit.
Ajo që pritej të ishte gara e duhur për Ferrarin për tu rikthyer te fitorja, u kthye në makth për skuderinë italiane. Që në metrat e para të Çmimit të Madh të Singaporit, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen janë detyruar të braktisin garën.
Një kontakt mes finlandezit dhe Max Verstappen bëri që Ferrari të humbte kontrollin dhe të përplasej fillimisht me Ferrarin tjetër të gjermanit, duke e dëmtuar atë në pjesën anësore.
Raikkonen dhe Verstappen dolën nga pista duke u përplasur sërish me njëri-tjetrin, ndërsa Vettel doli nga pista pas disa metrash, duke mos e kontrolluar dot më njëvendëshen e tij të dëmtuar shumë nga kontakti në metrat e para.
Hamilton përfitoi duke marrë kryesimin e duke mos e lëshuar atë deri në fund.
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat