Mohamed Salah shpallet Lojtari i Vitit në Premierligë

23:47 | 22 Prill 2018
Arbresh.info

Mohamed Salah është shpallur Lojtari i Vitit në Premierligë.

Ylli i Liverpoolit që ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e ‘The Reds’, është shpallur Lojtari i Vitit në Premierligë për sezonin 2017/2018.

Salah e merr me meritë këtë trofe pas një sezon të jashtëzakonshëm për Liverpoolin, ku ka shënuar 31 gola në Premierligë dhe 41 në të gjitha garat.

Shpërndaje në rrjete sociale