Mohamed Salah ka shkruar historinë duke u bërë ylli i parë në Premierë Ligë që është emruar tri herë “Lojtari i Muajit” brenda një sezoni.
25-vjeçari shënoi gjashtë gola brenda katër ndeshjeve për “Redsat”, përfshirë katër në fitoren e thellë ndaj Watfordit dhe një në fitoren mjaftë të rëndësishme kundër Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.

Salah shënoi gjithashtu edhe në ndeshjen e fituar 2 me 0 kundër Newcastle United.
Ylli egjiptian, i cili ka shënuar 39 gola brenda të gjitha kompeticioneve, fitoi çmimin “Lojtari i Muajit” edhe në nëntor dhe shkurt.

Pas këtij sezoni të jashtëzakonshëm, shanset e Mohamed Salahs për të fituar Topin e Artë janë 6/1./arbresh.info/

Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje