Pamjet e ndeshjes së fundit të Mohamed Salahs kundër Real Madridit sigurisht se do të eksitojnë tifozët e Liverpoolit para finales në Ligë të Kampionëve.
Egjiptiani u përplas këmbë me këmbë me ‘Los Blancos’ më 8 mars të vitit 2016 derisa ishte duke luajtur në xhiron e 1/16-së të kompeticionit për Roman, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi fitoi ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 4 me 0, por në rast se i shikojmë pjesët më të mira të ndeshjes, Salah do të ndihet me plotë besim para finales së madhe të së shtunës në Kiev.
Derisa po luante në krahun e majtë të treshes frontale, ashtu siç pritet të luaj edhe të shtunën, Salah shihet duke shkatërruar mbrojtësit e Madridit.
Duke depërtuar me shpejtësi të dritës, Salah është filmuar duke tejkaluar Sergio Ramosin dhe duke mposhtur Casemiron para se të ndërpritet sulmi.
Një tjetër pamje e shfaq atë duke zbritur nga krahu i djathtë dhe duke mposhtur dy lojtarë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë paraqitjen e tij fantastike:
Mohamed Salah vs Real Madrid (Away) 8/3/2016
He destroyed Ramos and Marcelo in this game, only thing that was disappointing was his finishing. pic.twitter.com/tilgfjL9qb— Bassam (@BassamLFC) May 5, 2018
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës