Mohamed Salah ka përsëritur se dëshiron të qëndrojë në Liverpool, por e ardhmja e tij mbetet në duart e pronarëve të klubit.
Sulmuesi, i cili aktualisht përfaqëson Egjiptin në Kupën e Kombeve Afrikane, ka qenë subjekt i spekulimeve me kontratën e tij në Anfield që i skadon në qershor 2023.
Me 23 gola në 26 ndeshje deri më tani këtë sezon, 29-vjeçari është në formë elektrike, por Merseysiders ende nuk e kanë siguruar të ardhmen e tij.
Duke folur për “GQ”, Salah pranoi se nuk ka ndërmend të largohet: “Dua të qëndrojë, por nuk është në duart e mia. Është në duart e tyre”.
“Ata e dinë se çfarë dua. Nuk po kërkojë gjëra të çmendura”.
“Gjëja është kur ju kërkoni diçka dhe ata ju tregojnë se mund t’ju japin diçka sepse e vlerësojnë atë që keni bërë për klubin”.
Salah iu bashkua klubit në vitin 2017 dhe fitoi Këpucën e Artë të Premier League në sezonin e tij të parë.
“Unë jam këtu për vitin tim të pestë tani. E njoh shumë mirë klubin. I dua fansat. Tifozët më duan”.
“Por me administratën, atyre u është thënë situata. Është në duart e tyre”.
Ish-lojtari i Chelseat dhe Romës ka fituar Premier League, Champions League dhe Kupën Botës për Klube gjatë kohës së tij në Anfield./Arbresh.info
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...