Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thumbuar rivalin e tij Harry Kane para finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.
Egjiptiani ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar në 10 të tjera para ndeshjes më të madhe në futbollin evropian mbrëmjen e sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.
“Preferoj që ai të luaj dhe të gjithë ne të jemi të gatshëm”, është përgjigjur fillimisht Mo Salah kur është pyetur për sulmuesin Harry Kane.
“Është një kompeticion i mirë kur ju luani kundër më të mirëve në këtë lojë”
“Harry Kane është një lojtar i mirë, ai e ka vërtetuar këtë për shumë vite”
“Ai është një top shënues për skuadrën, për futbollin anglez para se të vija unë, më vjen keq”, shton tutje Salah duke qeshur.
“Pra, është mirë të jesh në një finale, është diçka e mirë për të më shtyrë mua tutje”, përfundon sulmuesi./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...