Luka Modric ka thënë se dashuria për Milan kishte lindur që në fëmijëri, kohë kur e ndiqte me pasion Serie A dhe kishte si idhull Zvonimir Boban, legjendën kroate të kuqezinjve.
Për këtë arsye, vendimi për të pranuar ofertën e klubit nga Milano ishte i lehtë për të, pavarësisht interesimit nga ekipe të tjera.
Mesfushori kroat tashmë është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.
“Si fëmijë, e shikoja shumë Serie A dhe Milani ishte ekipi im i preferuar, sepse idhulli im, Boban, ishte atje. Pata oferta të tjera, por kur Milani më telefonoi, ishte e qartë për mua. E doja që në fillim”, ka deklaruar Modric në intervistën e tij për “Milan TV”.
Modric ka zbuluar edhe detaje nga bisedimet që paraprinë transferimin e tij. “Më bëri përshtypje fakti që drejtori sportiv Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin. Ishte shumë e rëndësishme, më tregoi se sa shumë i interesonte dhe Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë”, ka theksuar ai.
Mesfushori kroat ka theksuar se ambiciet e tij përputhen me madhështinë e klubit: “Milani nuk mund të kënaqet me mediokritetin; ne duhet t’i vendosim vetes objektiva më të larta të mundshme: të fitojmë tituj dhe të konkurrojmë me ekipet më të mira në botë”, është shprehur ai.
Modric është ndalur edhe te motivimi personal: “Dua të sjell urinë time për të fituar, të ndihmoj shokët e mi të ekipit në çdo mënyrë dhe të punoj shumë për të fituar vendin tim në ekip. Nuk është kurrë e lehtë, duhet të punosh shumë dhe të luftosh. Gjithmonë them se gjëja më e rëndësishme për mua është dashuria për lojën dhe për futbollin. Ende e kam atë zjarr brenda meje. Kjo është ajo që më motivon”, ka thënë ai.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...