Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë.
Ish anësori i Chelseas ka qenë në formë sensacionale që nga rikthimi i tij në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Salah ka shënuar 43 gola brenda të gjitha kompeticioneve dhe reprezentuesi egjiptian është rrugës për të mposhtur sulmuesin Harry Kane të Tottenhamit për “Kupucën e Artë”.
25-vjeçari ka dërguar “Redsat” në finale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me Real Madridin të shtunën më 26 maj. Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se ajo do të jetë gjithashtu ndeshje e fundit e Salahs për Liverpoolit para se t’i bashkohet Realit.
Ata pretendojnë në formë sensacionale se Salah ka arritur një marrëveshje që t’i bashkohet Real Madridit me presidentin Florentino Perez.
Gazeta e lartpërmendur shton se Real Madridi dhe Liverpooli ende nuk kanë rënë dakord për tarifën e transferimit. Megjithatë, Klopp kërkon të paktën 200 milionë euro për yllin egjiptian këtë verë./arbresh.info/
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit