Liverpooli ndoshta duhet të luftoj për të mbajtur këtë muaj në skuadër sulmuesin Mohamed Salah.
Real Madridi është i gatshëm për të rrëmbyer egjiptianin për të zëvendësuar superyllin Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi u largua nga Bernabeu për 100 milionë euro për transferim te Juventusi në fillim të këtij sezoni.
Tani, gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e tyre bombastike, thotë se Salah dhe Jurgen Klopp janë duke kaluar një moment “delikat” në raportin mes tyre.
Kjo pasi policia ka lansuar një hetim pas pamjeve ku ylli i Liverpoolit shfaqet duke shfrytëzuar një telefon të mençur mobil derisa po ngiste veturën.
Dhe, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm për të shtruar një ofertë si rezultat i kësaj.
Salah ishte i jashtëzakonshëm sezonin e kaluar te Liverpooli duke shënuar 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve