Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur se ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Driton Kukën dhe sportistët e tjerë.
Ata do të ndihmohen nga ministria me mjete financiare.
Ky është njoftimi i tij:
Sot nënshkrova memorandume bashkëpunimi me trajnerin Driton Kuka, dhe sportistët Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq dhe Laura Fazlia.
Trajneri Kuka në bazë të memorandumit mbështetet financiarisht për këtë vit në vlerën prej 26 mijë e 625 euro, me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve duke i shfrytëzuar mjetet për realizimin e politikave programore të avancimit të sportit cilësor. Ndërsa, sportistët u mbështetën veç e veç sipas shumave në vijim: Majlinda Kelmendi me 15 mijë euro, Nora Gjakova me 9 mijë euro, Distria Krasniqi me 7 mijë e 500 euro, Loriana Kuka me 6 mijë e 750 euro, Akil Gjakova me 6 mijë e 750 euro, Shpat Zeka me 3 mijë e 750 euro, Erza Muminoviq me 3 mijë euro dhe Laura Fazlia me 1 mijë e 500 euro.
Kjo përkrahje e MKRS-së për trajnerin Kuka dhe sportistët vjen në bazë të rezultateve që ata kanë treguar dhe që i kanë sjellë vendit tonë medalje dhe kanë ngritur flamurin e Republikës së Kosovës anekënd Botës. Trajneri Kuka, Majlinda dhe xhudistët janë ambasadorët e vërtetë të promovimit të shtetit.

Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...