Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit del me sqarim publik, pas raportimeve se janë anuluar tenderët për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë shkruar se nuk është anuluar asnjë kontratë ekzistuese për stadiumet, shkruan Arbresh.info.
POSTIMI I PLOTË:
Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...
Pacolli: Nuk jam nën hetim në Shqipëri, disa media po shtrem...