Mesfushori i Arsenal-it, Henrikh Mkhitaryan dëshiron të vazhdojë të qëndrojë te Roma edhe për sezonet e tjera.
Sipas Mail, armeniani ia ka bërë të qartë “Topçinjve” ta shesin te gjiganti italian sepse aty ka gjetur formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
Roma është duke shpresuar ta kompletojë transferimin e Mkhitaryan për 10 milionë euro, mirëpo Arsenal vazhdon të kërkojë 18 milionë euro.

Të interesuar për shërbimet e lojtarit janë edhe disa klube nga Katari e Amerika, por thuhet se Mkhitaryan i ka refuzuar.
Këtë sezon armeniani ka qenë në formë të mirë duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me tri asistime në 13 paraqitje në Seria A./arbresh.info.
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...