Mos funksioni i uebfaqes së kompanisë Tiks Apps për shitjen e biletave të ndeshjes së shumë pritur Kosovë – Angli ka zemëruar tifozët “Dardanë”.
Kompania kishte njoftuar se biletat për ndeshjen e së dielës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 do të dalin në shitje sot (e martë) në ora 16:00, shkruan portali arbresh.info.
Por, ende pa shënuar ora 16:00, uebfaqja e kompanisë së kontraktuar nga FFK nuk ishte funksionale dhe vazhdon ende të mos jetë në dispozicion – gjë e cila edhe ka zemëruar tifozët e skuadrës nën udhëheqjen e Bernard Challandes.
Në njoftimin e kompanisë në rrjete sociale se qasje në uebfaqe është e pamundur për shkak të ngarkesës shumë të madhe, një numër i madh i komentesh janë ofenduese por ka edhe të tilla që tallen me ata.
Njëra prej tyre ka të bëjë me trendin e fundit me mjaltën.
“Mjaltë për mos-bllokim të website-it për biletat Kosovë – Angli”, shkruhet në pjesën reklamuese të një foto ku shihet një pako me mjaltë
Kjo na ngjallur reagime dhe të qeshura të shumta në rrjete socaile./arbresh.info/

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...