Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Mitrovicës dhe Hajvalisë.
Takimi nisi me një intensitet dukshëm të lartë nga të dy palët, por nikoqirët rrezikuan të parët portën e mysafirëve, raporton portali arbresh.info.
Mitrovica rastin e parë e kishte në minutën e 9′ të ndeshjes, por Arta Rama ishte e vendosur në pozitën e duhur duke shpëtuar Hajvalinë nga një befasi e hershme në minutat e parë të takimit.

Nga ana tjetër, Hajvalia rastin më të mirë brenda gjysmë ore lojë e kishte përmes një ndërprerje, por goditja e fuqishme nga gjuajtja e lirë përfundoi fatkeqësisht jashtë portës.
Mitrovica dominoi me posedim të topit edhe në vazhdim, ndërsa mysafirët kalonin në pjesën ofanzive vetëm përmes kundërsulmeve.
Arta Rama u ndëshkua gjatë këtij fraksioni me një karton të verdhë për shkak të stimulimit afër zonës së rreptësisë.
45 minutat e për të ndeshjes përfunduan pa gola 0 me 0, ndonëse shanset nuk munguan./arbresh.info/
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...