Tifozët e Liverpoolit i janë drejtuar rrjeteve sociale për ta pyetur trajnerin, Jurgen Klopp për formacionin e tij startues në ndeshjen e djeshme kundër Portos.
Liverpooli u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6:1 nga të dyja ndeshjet me klubin e madh nga Portugalia.
për ndeshjen e djeshme të zhvilluar në “Estadio do Dragao”, Klopp kishte vendosur t’i pushonte disa nga yjet e skuadrës së tij, shkruan Zëri.
Roberto Firmino, Naby Keita dhe Jordan Henderson ishin lënë në bankën rezervë.
Por, çështja e Xherdan Shaqirit ishte sërish në mesin e më të përfolurave në rrjetet sociale.
Pavarsisht avantazhit nga ndeshja e parë, Klopp kishte vendosur ta lë mesfushorin nga Kosova në bankën rezervë, madje nuk e inkuadroi fare në pjesën e dytë.
Dhe për këtë, Klopp ka marrë kritika të shumta nga tifozët e Liverpoolit.
“Klopp do të duhej të startonte me Shaqirin”, shkroi një tifoz.
Një tjetër tifoz shkroi: “Çfarë duhet të bëjë Shaqiri që të startojë?”.
“Klopp startoi me Milner dhe Origi, por jo me Shaqirin???”, shkroi një tjetër.
“Formacion i mirë, por do të doja që ta shihja Shaqirin”, ishte pyetja e një tjetër tifozi.
https://twitter.com/UKFansLiverpool/status/1116642693323665409
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...