Drejtori sportiv i AC Milan, Massimiliano Mirabelli është i përgatitur për të shitur këtë verë portierin Gigio Donnarumma.
Pas gabimeve në finalen e Kupës së Italisë ku u mposhtën mbrëmjen e kaluar nga Juventusi, Mirabelli mbeti me zemër të thyer dhe prandaj ka vendosur të shes portierin e tyre të ri, transmeton portali arbresh.info.
Pepe Reina do të arrijë nga Napoli dhe Milani beson se ata mund të sigurojnë para të gatshme me shitjen e Donnarummas.
Agjenti i portierit, Mino Raiola, është njoftuar për planet e Mirabellit dhe tashmë ka folur me Paris Saint Germainin rreth një transferimi gjatë verës.
Milani kërkon të fitoj 60 milionë me shitjen e Donnarummas dhe të hollat do t’i shfrytëzojnë në blerjen e një emri të madh në sulm./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?