Drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli e ka vlerësuar si të “bukur” përballjen e Milanit në Evropa Ligë ndaj Arsenalit, por ka paralajmëruar se nuk janë të frikësuar nga askush.
Shpërblimi i AC Milanit për eliminimin e Ludogorets ishte shorti kundër Arsenalit që është ripërtëritje e vitit 2012/13 në Ligë të Kampionëve në fazën e njëjtë kur “Rossonerët” fituan me rezultat të përgjithshëm 4 me 3, transmeton portali arbresh.info.
“Është një sfidë e bukur kundër një skuadre të mrekullueshme”, ka thënë Mirabelli për ‘Premium Sport’.
“Erdhi në kohën e duhur dhe është mirë që ne të përballemi kundër një skuadre të rëndësishme. Ne nuk kemi frikë dhe ne dëshirojmë të përfundojmë këtë kompeticion. Ne i respektojmë ata, por ne nuk kemi frikë nga askush”
“Ne jemi të sigurt që këtu do të jetë një San Siro i mbushur, plus do të ketë shumë tifozë në Londër, që do na dhurojnë një ndihmë të madhe”
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...