Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u ka premtuar mbështetje hendbollisteve të Istogut, me të cilat është takuar sot, pas kualifikimit të tyre në mesin e 16 skuadrave më të mira të EHF Challange Cup.
Me këtë rast, ministri Gashi shprehu mirënjohje dhe falënderime për suksesin e radhës të hendbollisteve të klubit “Istogu”, duke e vlerësuar kualifikimin e tyre në Challange Cup si kualifikim historik.
“Dua të përgëzoj këto sportiste të talentuara të cilat me punën e tyre tashmë kanë arritur të jenë pjesë e finales së Challange Cup në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Sukseset e sportisteve tona çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se vendi ynë ka të rinj dhe të reja të talentuar që me punën e tyre po arrijnë suksese edhe jashtë vendit”, tha ndër të tjera ministri Gashi.
Ai po ashtu tha se është i vendosur që të vazhdojë në përkrahje të sportisteve e sidomos në krijimin e kushteve infrastrukturore në mënyrë që ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre në ambiente të përshtatshme sportive.
“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë në krijimin e kushteve për të gjithë sportistët e vendit dhe klubet tona që po vazhdojnë të korrin suksese edhe në gara ndërkombëtare. Andaj edhe sot ju bëj me dije se përkrahja jonë për vajzat e klubit “Istogu” nuk do të mungojë”, theksoi ministri Gashi.
Ndërkaq, Faruk Shala trajneri i klubit të hendbollit në kategorinë e vajzave “Istogu”, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe përkrahur vajzat në rrugëtimin e tyre për arritjen e sukseseve të reja edhe jashtë vendit.
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...