Milot Rashica besohet të jetë shënjestër për transferim gjatë kësaj vere e ish kampionit të Premierë Ligës – Leicester Cityt.
Falë formë së jashtëzakonshme sezonin e kaluar te skuadra Werder Bremeni, reprezentuesi i Kosovës është duke u përfolur për transferim te klubi në Premierë Ligën e Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Nëntë golat e shënuara dhe pesë asistimet e skuadra në Bundesliga kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, por Leicester City është skuadra e fundit që besohet të ketë shfaqur interesim për shërbimet e futbollistit nga Vushtrria.
Sipas asaj që ka raportuar në të kaluarën Bild, Benfica ka shfaqur gjithashtu interesim për shërbimet e tij duke shtruar madje edhe ofertë.
Por, zyrtarët te Werder Bremeni kanë refuzuar ofertën 18 milionëshe.
Ndryshe, Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë te skuadra e Bremenit./arbresh.info/
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...