Milot Rashica është pjesë e formacionit startues për ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Borussia Dortmundit.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës është pjesë e skuadrës së Werder Bremenit që nis ndeshjen si mysafirë nga minuta e parë kundër liderit aktual në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Borussia Dortmundi dhe Werder Bremeni do të përballen këtë mbrëmje në stadiumin Signal Iduna Park në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga.
Trajneri Florian Kohfledt e ka emëruar anësorin kosovar në formacionin startues për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme për të dy skuadrat gjermane.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 18:30./arbresh.info/


Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin