Milot Rashica ka prezantuar së fundmi këpucët e reja që do t’i mbathë në ndeshjen që Werder Bremeni do ta zhvillojë ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.
Ylli vushtrrias që po shkëlqen te skuadra gjermane, ka vendosur që në atletet e tij të reja t’i vendosë dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rashica e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar për veprimin e tij që ka bërë në këpucët e tij.
Reprezentuesi i Kosovës do të ketë mundësi t’i veshë këto këpuca të dielën në orën 15:30, kur skuadra e tij Werder Bremen do ta presë Hoffenheimin në shtëpi për ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës.
23-vjeçari është aktualisht golashënuesi më i mirë te skuadra e tij, duke realizuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 18 paraqitje të zhvilluara. /Telegrafi/
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...