Galatasaray ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Turqisë, duke vazhduar kështu edhe me shkëputjen në krye të tabelës.
Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk mposhti sonte Kasimpasan, në kuadër të javës së 25-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Nef Stadium” përfundoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 57-të. Italiani u asistua nga Milot Rashica, i cili në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 22-të.
Për reprezentuesin kosovar ishte ky asistimi i tij i katërt në elitën e futbollit turk.
Te skuadra mysafire u aktivizua Florent Hadërgjonaj, i cili luajti nga minuta e 73-të.
Galatasaray pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe është lider në tabelë, tani me nëntë pikë më shumë se Fenerbahce, momentalisht që ka një ndeshje më pak.
Kasimpasa ndodhet në pozitën e 13-të me 25 pikë. /GE/
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...