Milot Rashica është rikthyer me gol te Werder Bremeni pasi ka disa muaj që ka qëndruar i lënduar.
Lojtari i Kosovës shënoi golin e parë në minutën e shtatë në barazimin 2-2 me Borussia Dortmundin në javën e gjashtë në Bundesligë.
Rashica është shprehur tejet i lumtur me rikthimin te skuadrës gjermane, sidomos me golin e shënuar.
“Një shpirt i madh i skuadrës! I lumtur të shënoj në rikthimin tim”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Twitter.
Anësori kosovar do të jetë edhe pak ditë në aksion për Përfaqësuesen e Kosovës pasi më 10 tetor do të jetë miqësorja me Gjibraltarin dhe më 14 tetor ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 ndaj Malit të Zi. /telegrafi/
https://twitter.com/milotrashica/status/1178049582925832194?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1178049582925832194&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmilot-rashica-lumtur-te-shenoj-ne-rikthimin-tim%2F
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...