Milot Rashica ka hapur llogarinë e tij e te skuadra gjermane Werder Bremen.
Ylli i Kosovës ka arritur të realizojë golin e tij të parë te klubi në Bundesliga që nga transferimi gjatë merkatos së muajit janar nga Vittesse, shkruan portali arbresh.info. 21-vjeçari vazhdon të jetë i “elektrizuar” me golin e parë të shënuar te Werderi dhe falënderon tifozët për “atmosferën e pabesueshme” në Weser Stadium.

“Çfarë ndeshje! Jam ende i elektrizuar. Stadium i mrekullueshëm, atmosferë e mrekullueshme nga tifozët e Werderit që na shtynë përpara çdo minutë”, ka shkruar Rashica në rrjete sociale.
“Jam krenar për golin tim të parë për këtë skuadër të mrekullueshme në ndeshjen time të parë në Weser Stadium. Ju faleminderit”
Goli nga Rashica kundër FC Koln u realizua në minutën e 58′ pas një asistimi nga mesfushori Florian Kainz./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin e realizuar nga Milot Rashica:
http://www.dailymotion.com/video/x6g6vfn
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...
Shqipëria rrit pagën bazë minimale
Zelensky: Ukraina do të përshpejtojë zhvarrosjen e viktimave...
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...