James Milner pritet të largohet nga Liverpooli pas tetë sezoneve të kaluara në “Anfield”.
“Të Kuqtë” po planifikojnë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe anglezi nuk besohet të jetë më pjesë e planeve të klubit.
Megjithatë, pavarësisht moshës, Milner duket se bën pjesë në planet e Roberto De Zerbit.
Sipas “The Athletic”, Brigtoni po përgatit një lëvizje për 37-vjeçarin, që planifikon ta bëjë pas përfundimit të këtij sezoni.
Mesfushori anglez do të mbetet lojtar i lirë në verë dhe “Pulëbardhat” thuhet se janë të vendosur për të nënshkruar me të.
Burnley është klubi tjetër që ka shprehur interesim për ish-reprezentuesin e Anglisë, por Brightoni shihet si favorit për të siguruar shërbimet e tij.
James Milner është pjesë e Liverpoolit nga vera e vitit 2015.
Ai karrierën e ka ndërtuar vetëm në futbollin anglez. Më herët ka luajtur edhe për Manchester City, Aston Villa, Newcastle United e Leeds United./GE/
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve