Berat Gjimshitin e duan në Katar. Al-Rayyan ka piketuar kapitenin e kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur për repartin e mbrojtjes.
Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta.
Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Europa League kërkojnë rreth 15 mln euro për kartonin e tij.
Nëse rast se mbrojtësi shqiptar vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin.
Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e kombëtares austriake që aktivizohet në Ligue 1 me Lensin.
Rreth 25 milionë euro duan francezët për kartonin e Dansos, ndërkohë që oferta e Atalantës shkon deri në 20 milionë euro.
Bisedimet mes palëve vazhdojnë, teksa drejtuesit zikaltër mbetën në pritje të vendimit që do të marrë Gjimshiti./Ss
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...