Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se Sergej Milinkovic-Savic nuk do të shitet.
Futbollisti serb ka ngjallur interesim te një numër i madh klubesh, përfshirë gjigantin anglez Manchester United, pas një sezoni fantastik në Serie A, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ish sulmuesi shqiptar thotë se ylli i Lazios nuk do të shkoj askund, madje edhe nëse ata dështojnë për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve.

“Në garën për Ligë të Kampionëve ndoshta ne nuk jemi ndërhyrës, ndoshta për shumë njerëz ne do të jemi aty së shpejti dhe e meritojmë”, ka thënë fillimisht Tare për ‘Premium Sport’.
“Por, nëse ne nuk kualifikohemi aty, kjo nuk do të thotë që ne do të shesim disa nga talentët tonë si Milinkovoc-Savic”
“Është thelbësore për ne që të arrijmë këtë qëllim në rritje sportive”
Lazio aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 64 pikë, një më shumë se Interi në pozitën e pestë./arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër