Napoli raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro nga Milani për Lorenzo Insigne në afatin e fundit kalimtar, derisa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet ende e pa qartë.
Bazuar në një raport nga gazeta ‘Premium Sport’, Insigne është kërkuar nga drejtori sportiv i AC Milanit, Massimo Mirabelli, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të jetë një shenjë e qartë e qëllimeve të pronarëve të ardhshëm të “Rossonerëve”, Sino Europe Sport, marrëveshja me të cilët pritet të ratifikohet në fillim të muajit të ardhshëm.
Insgine, ndërkohë, thuhet se ka nisur sërish negociatat për kontratë të re me skuadrën aktuale pasi të dy palët dështuan për të arritur marrëveshje verën e kaluar./arbresh.info
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...