Milani i ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e mundshëm të sulmuesit Brahim Diaz.
Diaz nuk është në planet afatshkurtra të trajnerit Zinedine Zidane, prandaj ai pritet të huazohet për sezonin 2020/21.
Madridi nuk dëshiron ta shesë 21-vjeçarin, por do ta pranonte huazimin e tij.
Milani është skuadra më e interesuar për të dhe, nëse palët arrijnë marrëveshje për huazimin e tij, atëherë ai do të luajë në San Siro sezonin e ri.
Diaz i ka bërë vetëm 21 paraqitje për Madridin që prej se iu bashkua klubit nga Manchester City në janar të vitit 2019, duke i shënuar dy gola. /Gazeta Express/
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet