Milani ka konfirmuar se Gianluigi Donnarumma dhe Lucas Paqueta kanë pësuar lëndime serioze, por Suso, Franck Kessie dhe Andrea Conte mund të rikuperohen.
“Rossonerët” do të përballen gjatë këtij vikendi që vjen me liderin e tabelës në Serie A, por duhet të rikuperohen fillimisht nga barazimi 1 me 1 në shtëpi kundër Udineses, transmeton portali arbresh.info.
Të dy, Donnarumma dhe Paqueta janë lënduar mbrëmjen e kaluar në San Siro dhe diagnozat e para tashmë janë konfirmuar.
Sipas një deklarata, Donnarumma ka tendosje të shkallës së parë në muskulin e djathtë të këmbës ndërkohë që teste të tjera janë planifikuar të kryen tutje por lloji i këtij lëndimi thuhet se kërkon disa javë për shërim.
Sa i përket Paquetas, mesfushori ka tendosje të shkallës së dytë në kyçin e këmbës së djathtë dhe gjendja e tij “do të vlerësohet javën e ardhshme”.
Mbetet të shihet nëse ka ndonjë problem me ligamente, por tendosja e shkallës së dytë tashmë është vërtet serioze.
Të tjerët si Kessie, Conti dhe Suso kanë probleme të lehta dhe pritet të kthehen të gjithë në kohë./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1