Milani kërkon holandezin e Atalantas

09:03 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Sipas raporteve të mediave në Holandë, gjiganti italian, Milan, është i interesuar për mbrojtësin anësor të Atalantas, Hans Hateboer.

Rossonerët janë në kërkim të përforcimit të skuadrës pasi kanë mbetur shumë prapa në renditjen tabelore në Serie A.

Mbetja mbrapa në renditje ka bërë që Milani të mbetet mbrapa edhe me objektiva për tu kualifikuar në gara evropiane, kështu që po kërkon transferime.

I fundit që ka përfunduar në radarin e tyre është lojtari i ri holandez që po shkëlqen me Atalantan, Hateboer.

24-vjeçari Hateboer u bashkua me skuadrën nga Bergamo nga Groningeni në janar të vitit të kaluar dhe ka bërë 17 paraqitje të Serie A deri më tani këtë sezon.

Në këtë 17 ndeshje të luajtura, Hateboer gjithashtu ka siguruar edhe një asistim në fitoren e tyre ndaj Crotone.

Sipas mediumit VI, Rossonerët po mbajnë shënime për holandezin, me qëllim që të nënshkruajnë me atë këtë muaj ose më së largu në afatin e verës.

Megjithatë, Atalanta është e vendosur të mbajë Hateboerin, i cili është bërë lojtar i rregullt i ekipit të parë këtë sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme