AC Milani nuk është duke hequr dorë nga gara për shërbimet e Sergej Milinkovic Savic.
Bazuar në një raport nga Calciomercato, “Rossonerët” do të bëjnë një tjetër përpjekje për të nënshkruar me mesfushorin serb, transmeton portali arbresh.info.
Futbollisti i Lazios është përfolur disa herë se është shënjestër e një numri të madh klubesh evropiane, por gjatë gjashtë muajve të fundi, Milani ka qenë skuadra që është përmendur më së shumti.
Manchester United duket të jetë tani jashtë garës, gjë që do t’i lehtësonte gjërat shumë Milanit. Storiet në lidhje me mesfushorin janë zbehur së fundmi për shkak të performancave të dobëta nga Milinkovic Savic, por 24-vjeçari vlerësohet lartë në San Siro.
Milani ka nevojë për të përforcuar mesfushën e tyre, veçanërisht nëse përfundojnë në top katërshe në Serie A dhe kualifikohen në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...