Gjiganti italian, AC Milan do ta sjellë në Kosovë trofeun e Champions Leagues pasi të zbarkojë në vendin tonë më 10 gusht, kur edhe do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me kampionin e Kosovës, Feronikeli
Milani do ta vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm, kur do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Feronikelin më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Me vete, gjiganti italian do ta sjellë në vendin tonë edhe njërin prej 7 trofeve të Champions Leagues.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania “AS Events”, e cila e ka mundësuar ardhjen e “Rossoneri” në Kosovë me ndërmjetësimin e saj me të dyja klubet.
Gjithashtu, kjo kompani ka njoftuar se sot ka nisur shitja online e biletave për miqësoren e madhe që do të luhet në kryeqytetin kosovar.
“Për të gjithë ata tifozë të cilët do të jenë prezentë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta kenë mundësinë ta shohin për së afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Champions Leagues live në Prishtinë. Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun e mëposhtëm. http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, ka njoftuar kjo kompani.
Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 85, 115 dhe 155 euro.
Tifozët kosovarë janë ankuar për çmimin e biletave, i cili është konsideruar si mjaft i lartë për standardin kosovar. /Gazeta Express/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës